Lajmet e fundit
Asi i Atletico Madrid shënoi 32 gola për skuadrën edicionin e shkuar dhe është golashënuesi më i mirë i Europianit me gjashtë sish.

Antoine Griezmann është lojtari më i mirë në botë këtë vit dhe meriton Ballon d'Or, mendon bashkëkombasi i tij Blaise Matuidi.
Griezmann shënoi 32 gola në të gjitha garat për Atletico Madrid dhe e ka udhëhequr Francën këtë Europian, me gjashtë gola.
Matuidi beson se bashkëkombasi i tij është më i miri në botë këtë vit dhe meriton ta marrë cmimin për këtë arsye.
"Mendoj që Griezmann është kandidat serioz për Ballon d'Or, për shkak të të gjitha arritjeve këtë edicion".
"Nëse do të duhej të votoja, do ta zgjidhja atë. Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë. Shpresoj të vazhdojë kështu".
"Ai është lojtar shumë i talentuar dhe ne jemi të lumtur ta kemi në skuadër".