Lajmet e fundit

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka treguar se futbollisti i tyre, francezi Antonie Griezmann e do jetën në këtë klub.
25 vjeçari është caku kryesor i Manchester United në afatin e ardhshëm veror.
Klubi bashkë me Jose Mourinho janë gati të paguajnë 80 milionë euro për finalistin e Topit të Artë.
“Sa herë e shoh e përqafoj”.
“Antonie është lojtar fantastik dhe e do jetën në Atletico”, ka thënë Cerezo.
Griezmann është në kontratë me Atleti deri më 2021 dhe ka një klauzolë prej 100 milionë euro./Klan Kosova/