Lajmet e fundit

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann”, ka thënë se Atletico do të japë gjithçka në ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit në ‘Wanda Metropolitano'.
Madrilenët arritën një barazim ndaj londinezëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ndonëse pjesën dërrmuese të ndeshjes e zhvilluan me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Sime Vrsalkjos.
“Ky është Atletico”, tha sulmuesi për BeIN Sports.
“Me dhjetë, të gjithë ne mbrohemi. Goli erdhi nga një gabim i kundërshtarit tonë, por ne dimë se si t’i shfrytëzojmë gabimet”.
“Duhet ta bëjmë këtë, duhet ta marrim [kupën]. Presim një atmosferë të çmenudr në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’”.
“Fillimi ishte i çmendur, dhe tani kemi një lojë të mirë në shtëpi. Shpresoj që fansat ta krijojnë një atmosferë të çmendur, dhe që duan të shkojnë në finale”.
“Do të japim gjithçka”, përfundoi ai.