Lajmet e fundit

Antoine Griezmann ka thënë që fitorja e tij me Atletico Madrid në Superkupën e Evropës e arsyeton vendimin e tij për të mbetur te ky klub.
Mbrëmë ata mposhtën rivalin lokal, Real Madrid, me rezultat 2:4, në ndeshjen që shkoi në shtesa, duke siguruar kështu trofeun e tretë të Superkupës.
“Qëndrova pasi që ishte një projekt i mirë”, ka thënë Griezmann për Movistar.
“Kam besim në këtë klub, në Cholo-n [Diego Simeone-n]. Sot e pashë që s’e kam gabim”.