Lajmet e fundit
Asi i Atletico Madrid ka përkrahur sulmuesin e Rela Madrid, që për momentin është i suspenduar nga përfaqësuesja.

Antoine Griezmann ka thënë se bashkëlojtari i tij tek Franca, Karim Benzema, përgjigjet gjithmonë në fushë kur kritikohet jashtë saj.
Benzema u suspendua nga Franca në dhjetor, pasi ishte në listën e të hetuarve për shantazh në lidhje me skandalin seksual të Mathieu Valbuena.
Por Griezmann e ka përkrahur sulmuesin duke thënë se ai megjithatë ka rëndësi për Francën.
“Çfarëdo që të ndodhë me të, ai gjithmonë përgjigjet në fushë”.
“Por normalisht, ne kemi edhe sulmues të tjerë që mund të bëjnë punën, në mungesë të tij”.