Lajmet e fundit

Antoine Griezmann e ka pranuar që do të donte të luante më shumë te Atletico Madridi.
Klubi ku francezi ndodhet aktualisht në formë huazimi, nuk po e lejon të luajë shumë minuta për shkak të një klauzolë.
Barcelona, klubi që mban kartonin e Griezmannit, synon që t'i arkëtojë 40 milionë euro në rast se Griezmanni i luan së paku 45 minuta në 50 për qind të ndeshjeve për Atleticon këtë stinor.
"Është e qartë që dua të luaj më shumë, por duhet ta bëj maksimumin në minutat që më jepen", ka thënë Griezmann.