Lajmet e fundit
Mendja e sulmuesit është në Madrid, para përballjes me Barcelonën gjatë fundjavës.

Antoine Griezman ka thënë se nuk është duke u marrë me raportet që e lidhin atë me një largim nga skuadra.
Francezi është i lidhur me një kalim tek Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Por ai ka thënë se nuk është duke menduar, e as kërkuar, klub të ri.
“Kur trajneri thotë se je një nga lojtarët më të mirë në botë, kjo gjë të jep motiv për të qëndruar”.
“Nuk jam duke kërkuar skuadër tjetër”.
“E dimë rëndësinë e lojës ndaj Barcelonës, ndaj jemi duke menduar vetëm për këtë gjë”.