Lajmet e fundit
Ish-organizatori i lojës së Real Sociedadit insiston se skuadra e tij e tanishme nuk është aq e varur nga aftësitë e tij.

Antoine Griezman është tallur me pretendimet se Atletico Madridi është shumë i varur nga ai.
Përfaqësuesi i Francës ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Vincente Calderon duke shënuar 22 gola.
Edhe pas pesë golave dhe katër asisteve në sezonin e ri sulmuesi ka mbetur modest.
"Më besojnë bashkëlojtarët dhe trajneri".
"E di që presin gola dhe asiste nga unë, gjë të cilën e bëj secilën ndeshje. Por nuk jam unë ylli i skuadrës - skuadra e tëra është e tillë".
"Mundohem që të punoj dhe të përmirësohem çdo ditë. Fatmirësisht mund ta ndihmoj skuadrën që të përmirësohet".
"Shpresoj që edhe këtë vit të jem në nivel dhe të luaj më me besim".