Lajmet e fundit

''Një zë denoncues i cili ka krijuar figurën, identitetin dhe plot lëvizje të tjera. Identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve, edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse këto denoncime duheshin bërë'', u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit, shkruan newsbomb.al.
Dy politikanët e Partisë Demokratike janë përfolur prej kohësh për një bashkëjetesë të mundshme, madje në media janë publikuar dhe fotografi të caktuara të tyre në mjedise publike, por as Grida dhe as Ervini nuk e kanë pranuar, deri sonte në mbrëmje ndër rreshta kur foli vet Duma.
Nesër më datë 27 shtator, prokurori pritet të njoftojë zyrtarisht Drejtorinë e Policisë Tiranë për ekzekutimin e vendimit me burgim të Ervin Salianjit.