Lajmet e fundit

Mesfushori nga Gjakova, Eros Grezda, i cili luan për kombëtaren shqiptare është transferuar në ekipin skocez, Glasgow Rangers.
Gjakovari ka nënshkuar kontarë 4 vjeçare me ekipin që menaxhohet nga legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, i cili ka fjalë të mira për 23 vjeçarin.
“Ai është vërtetë i shpejtë, shumë direkt dhe ai vjen me një përvojë ndërkombëtare”, është shprehur Gerrard.
Pritjet e legjendës angleze për kosovarin, janë të mëdha.
“Gjithçka po shkon mirë, shpresojë që ai të bëhet një lojtar i madh për ne në të ardhmen” ka shtuar Gerrard.
Grezda më herët kishte luajtur në ekipe sllovene si: Aluminij dhe Zavrc, kurse karrierën e tij në Kroaci e zhvilloi tek Lokomotiva dhe Osijek, transmeton Klan Kosova.