Gresa është pyetur nga publiku, se pse është kaq e ashpër me banorët e tjerë.
Derisa ajo po tentonte të përgjigjej, banorët e tjerë po i ndërhynin, gjë që e bëri atë të protestonte gjatë darkës së të nominuarëve.
Ajo thotë se që nga futja brenda shtëpisë, është bullizuar, dhe nga kjo ka buruar edhe ashpërsia e saj.
Megjithatë përgjigjien nuk mundi ta thoshte të plotë, pasi Rezi dhe Mevlani nuk e lejuan me ndërhyrjet e tyre.
"Unë zgjedh të mos përgjigjem, pasi s'ka respekt në këtë tavolinë", u shpreh ajo.
Ndiqeni videon e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=E5eq2eU3zAc
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.