Banorja e re e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 3, Gresë Gashi, në sekondat e parë të hyrjes së saj teksa po përshëndetej me banorët pati disa fjalë për njërën prej tyre.
Gresa teksa po përshëndetej me banoren e parë të shtëpisë këngëtaren, Rovena Stefa, i tha “me ty pasna me pas punë shumë”.
E pyetur nga drejtuesi i spektaklit, Alaudin Hamiti, se çfarë nënkuptoi me këtë deklaratë aktorja tha se ka kohë për ta kuptuar sonte është veç fillimi.
Ndërkohë këngëtarja Rovena Stefa tha se nuk është e interesuar fare të kuptoj se çfarë nënkuptoi aktorja.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.