Ushtria greke po shqyrton një dron detar misterioz pa pilot të vërejtur në Detin Jon nga peshkatarët vendas.
Ata e gjetën anijen në një shpellë pranë ishullit të Lefkadës të enjten dhe njoftuan rojen bregdetare, e cila më pas e tërhoqi atë në portin e afërt të Vasilikisë. Ministria greke e mbrojtjes tani po mbikëqyr hetimin, shkruan
BBC, transmeton Klankosova.tv.
Raportet në mediat greke thonë se droni mbante eksplozivë dhe motori i tij ishte ende duke punuar kur u zbulua.
Raportet gjithashtu sugjerojnë se anija mund të jetë prodhuar në Ukrainë ose e lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.