Greqia ka kundërshtuar lidhjen e Marrëveshjes në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Media greke Ekathimerini shkruan se pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Ekathimerini Greqia kundërshtoi në këtë takim lidhjen e marrëveshjeve me Shqipërinë, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë shtetin ligjor si element bazë.
Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk u avancua, me gjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht burim përplasjesh mes Romës dhe Athinës, shkruan Ekathimerini.
Ndërsa sipas medias greke, shkak për kundërshtinë në BE nga pala greke është bërë çështja Beleri.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.