Në një restorant në Selanik një klient ka therur me thikë një kuzhinier shqiptar, pas një debati të çastit.
Raportohet se për arsye të panjohura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.
Punonjësit dhe klientët e tjerë të restorantit kanë njoftuar menjëherë policinë, derisa i plagosuri u dërgua për ndihmë në spital pasi mori plagë në bark.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.