Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.
Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri, shkruan TopChannel, transmeton Klankosova.tv.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të lënduarin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.