Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar mirënjohjen për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve.
Ai ka falënderuar po ashtu shqiptarët amerikanë të Michiganit për mbështetje në fitoren e Donald Trumpit në këtë shtet.
“Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve dhe shqiptaro-amerikanëve. Jemi mirënjohës për miqësinë e përjetshme mes dy kombeve tona. Dhe një falënderim i veçantë për shqiptarët amerikanë në Michigan që votuan për Donald Trumpin dhe ndihmuan në fitimin e këtij shteti", ka shkruar Grenell në rrjetin social X, njofton Klankosova.tv.
Happy Flag Day to all Albanians and Albanian Americans.
We are grateful for the eternal friendship between our two nations.
And a special thanks to the Albanian Americans in Michigan who voted for @realDonaldTrump and helped win the state for MAGA.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 28, 2024
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.