Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj një prezantuesje televizive, nikoqire e një emisioni të quajtur ''Vëllazëria Myslimane''
Kjo pasi Hala Samir tha gjatë paraqitjes televizive se homoseksualët duhet të vriten – djegen të gjallë, të hidhen nga një vend i lartë, të goditen me gurë, përcjellë Klan Kosova.
https://twitter.com/MEMRIReports/status/1276452496332992512
Ndërkaq Grenell në komentin e tij thotë se një deklaratë e tillë të cilën e ka bërë Samir, është e papranueshme dhe ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të të gjitha agjencive amerikane.
''Secila agjenci qeveritare amerikane dhe zyrtare duhet të flasin qartë se kjo është e papranueshme'', shprehet Grenell, përcjellë Klan Kosova.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1276492930585440259
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.