I dërguari i posacëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ftuar në takim për të enjten në Berlin, krerët e Listës Serbe.
Siç iështë konfirmuar Klan Kosovës,takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman aty ku Grenell është ambasador.
Ndryshe pos kësaj , delegacioni i LS-ës, në Berlin do të ketë takime paraprakisht këtë të mërkurë me zyrtarë të lartë të Qeverisë së kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.
Tema kyçe të bisedimeve do të jenë mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë në ardhje të Kosovës si dhe mundësitë e rinisjes së dialogut kosovaro-serb që është ndalur tash e një vit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.