Lajmet e fundit

Në Australi, lojtaret femra po përfitjnë para prej gjashtë shifrash nga reklamat, marrëveshjet e sponzorizimit dhe donacionet prej fansave, por megjithatë ato po përballen me ngacmime dhe abuzime të shumta nga komentuesit online.
Këto lojtare, i fitojnë paratë e tyre duke luajtur video-lojëra nga komoditeti që ua ofron divani i tyre, megjithatë rehatine e tyre shpesh mund ta prishin pikërisht ofendimet që ato i pranojnë në baza ditore.
“Ka shumë para për të luajtur lojëra. Është ëndërr. Prandaj do të ishte paksa zor që të largohesh nga ajo. Do të doja ta bëja këtë për aq gjatë që është e mundur, deri sa të shpenzohem”, tha një lojtare me emrin Kathleen për The Guardian.