Lajmet e fundit

Pavarësisht sa e vështirë mund të jetë lindja juaj, prezenca e partnerit ju jep një ndjenjë sigurie dhe mbështetje.
Së fundmi shkencëtarët kanë vërtetuar se të mbash dorën e partnerit gjatë lindjes mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve.
Pavel Goldstein nga “University of Colorado” filloi një studim ku morën pjesë 22 çifte të moshave 23 deri në 32 vjeç të cilët kishin jetuar së bashku për të paktën një vit. Shkencëtarët përdorën skaner për të monitoruar valët e trurit të çifteve në skenare të dryshme, si mbajtja për dore, qëndrimi së bashku por pa u prekur si dhe qëndrimi në dhoma të ndryshme. Gjatë secilit skenar në krahun e grave aplikohej nxehtësi për të shkaktuar dhimbje.
Ata vunë re se nëse çifti ishte brenda të njëjtës dhomë valët e trurit të tyre sinkronizoheshin, por sinkronizimi ishte më i fortë në rastet kur partnerët shtrëngonin duart me njëri–tjetrin ndonëse në krahun e gruas aplikohej ende nxehtësi për të shkaktuar dhimbje.
Goldstein shpjegoi se gjatë kohës kur partnerët mbanin dorën e njëri-tjetrit, sinkronizimi i valëve të trurit bënte që dhimbja që gruaja ndjente në krahun e saj të lehtësohej. Kjo gjë dukej se ishte më e fortë tek çiftet që kishin kaluar një kohë më të gjatë së bashku.