Lajmet e fundit

Gratë në Iran, po i presin të shkurtra flokët dhe po vishen sikur burra, për t’i shpëtuar policisë morale të shtetit, e cila shqipton dënime rigoroze për ato që nuk mbajnë shami.
Shumë gra kanë publikuar në rrjetet e tyre të instagramit, fotografi të vetat në publik nën këtë maskim.
Në disa fotografi ato shihen me flokë të shkurtra e në disa të tjera ato bartin rroba burrash.
Çështja e ferexhes në Iran, është bërë temë diskutimi përderisa gratë e kanë ngritur zërin e tyre kundrejt ligjeve shtypëse gjinore.
Gjatë muajve të fundit, gratë janë filmuar duke ecur nëpër rrugët e Tehranit me flokët e tyre të zbuluara dhe u kanë kërkuar turistëve që të mos i respektojnë rregullat e vendit, duke mos e vënë shaminë gjatë vizitave në republikën islamike.
Së fundmi një politikane është larguar nga parlamenti, pasi fotografi të sajat pa shami janë publikuar, pavarësisht insistimit të saj se ato ishin të montuara.