23.02.2019 · përditësuar para 2693 dite1 min lexim
Në kuadër të konceptit “Burrneshat” sot kanë diskutuar gratë që kanë vepruar në vitet e 90-ta.
Safete Rugova, aktore dhe aktiviste për drejtat e grave e cila ka kontribuar në shkollimin e rajonit të Hasit gjatë kohës së okupimit.
Ajo thotë së në disa rajone vajzat shumë pak kanë vazhduar shkollim si Has, Kamenicë dhe Podujevë, transmeton Klan Kosova.
Igballe Rugova bashkëthemeluese e organizatës “Motrat Qiriazi” atë periudhë nuk e sheh hiç të lehtë, ajo thotë se punën e orientuan në luftën kundër analfabetizmit të vajzave.
Për përvojat e tyre jo të mira gjatë viteve të 90-ta kanë folur edhe artistja Zake Prelvukaj si dhe regjisorja Blerta Zeqiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.