Një person në Graqanicë është arrestuar pasi dyshohet se me qëllim ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull.
Gjatë aksidentit, viktimat kanë pësuar lëndime dhe pastaj kanë pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv.
Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.