Lajmet e fundit

Juventus ka kthyer sytë drejt shqiptarit të Borussia Moenchengladbach, Granit Xhakës, për ta transferuar atë në afatin e janarit.
Kështu raportohet të ketë thënë Guissepe Marota, drejtori sportiv i klubit. Ai ka thënë janë të interesuar në lojtar të cilët i përshtaten stilit të lojës së tyre.
Xhaka në sytë e drejtuesve të Zonjës së Vjetër njihet si futbollist që di të bëjë presion ndaj mbrojtjes kundërshtare, pasues i mirë i topit, driblues i mirë dhe u fuqishëm.
Përveç Xhakës, Juventus raportohet se dëshiron që në radhët e veta të sjell edhe Zazan dhe Ruganin, transmeton Klan Kosova.