Mesfushori i mirënjohur me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, sot feston ditëlindjen e tij të 33-të.
Një nga figurat më të mëdha që ka dhënë futbolli shqiptar, Xhaka ka arritur të shënojë historinë në arenën ndërkombëtare.
Ai ishte shqiptari i parë që u nominua për çmimin më prestigjioz individual në futboll, “Topin e Artë”, duke u radhitur mes emrave më të mëdhenj të botës.
Aktualisht, Xhaka është kapiten i Sunderlandit, ku vazhdon të tregojë lidership dhe formë të lartë në fushë.
Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë shembull i disiplinës, punës dhe suksesit, duke u bërë frymëzim për gjeneratat e reja të futbollistëve shqiptarë.
Urime 33-vjetori për Granit Xhakën, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një krenari kombëtare!
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.