Lajmet e fundit

Nuk fushë nuk është se i ka shkuar gjithçka më së miri.
Por jashtë saj, Granit Xhaka, nuk është se s’po e mban veten.
Në shpërndarjen e fotografive që ka bërë së fundmi nëpër rrjete sociale, Xhaka, shihet me disa veshje jo fortë të zakonshme për nga modeli i tyre.
Ky lloj veshjeje ka bërë që mediat e huaja ta krahasojnë mesfushorin e Arsenal me personazhin satirik, Ali G, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova.
Veshjet karakteristike të Xhakës, thuhet se kushtojnë 445 funta dhe që janë të markës Gucci.
Xhaka njihet për postimet e shpeshta që bën nëpër rrjete sociale i veshur me veshje të ndryshme të markave më të shtrenjta botërore.




