Lajmet e fundit

Një sulm izraelit në një shkollë të përdorur për të strehuar palestinezët e zhvendosur ka vrarë të paktën 22 persona, përfshirë 15 fëmijë, thonë zyrtarët.
Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se vendi në kampin Nuseirat u godit nga një breshëri artilerie të dielën, duke vrarë familje të tëra dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po shqyrtonin raportet.
Më herët, pesë fëmijë thuhet se u vranë nga një sulm me dron teksa luanin në një cep të rrugës në veri të Gazës.