Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik – GRAN Fest 2025, fillon sot dhe zgjat deri më 19 maj. Në këtë festival do të hapet një seksion i ri i GRAN Fest kushtuar komenteve grafike politike dhe sociale në gazeta, karikaturave.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të jetë nikoqire e edicionit të sivjetëm që sjell artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe vendorë, përfshirë: Loisel, Ruslan Pikhota, Bocquet, Catel, Jeroen Jannsen, Dav, Lucien Czuga, Dytun Yilmaz, Ula Rugeviciute, Nderim Duni, Enrique Flores, Frederik Peeters, Petrikanoviç, Murat Ahmeti dhe Jemi.
Për katër ditë, festivali do të ofrojë një program të pasur me ekspozita, konferenca, botime të reja, punëtori dhe shfaqje filmash, duke krijuar një hapësirë dinamike për adhuruesit e romanit grafik, artistët dhe profesionistët e fushës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.