Kuizi tashmë i dashur për të vegjlit tanë çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës.
Në ''Super Mendjet'', çdo here janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre.
Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata do të marrin shpërblime.
Në të premten e kësaj jave, ishin Gramosi dhe Jani, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin.
Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garës.
Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t'i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.
https://www.youtube.com/watch?v=0tE4bFLSs4A
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.