Lajmet e fundit

Ish-shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar se asnjëherë nuk është larguar nga politika, por vetëm ka pasur një pauzë për t’i dhënë drejtësisë mundësinë që të kryejë punën e saj. Këtë proces, Grabovci e quan propagandë dhe qëllimkeqe.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Grabovci ka folur për dështimin e rikthimit të Fatmir Limajt në PDK. Ndërsa për partinë e tij, shpreh pakënaqësi, duke e quajtur “të përgjumur”.
Ish-deputeti i PDK-së, thotë se me ngritjen e aktakuzës në rastin “Pronto” ka dhënë dorëheqje për të treguar kulturën e partisë. Thotë se ka dashur që t’i hapur rrugë drejtësisë që ta thotë fjalën e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Unë dua ta bëjë një ndarje aktivitetin tim unë nuk e kufizoj vetëm në daljen time në media komunikimin me mediat se zakonisht njerëzit janë mësu që të më shohin në media në vazhdimësi kohëve të fundit pas procesit që ka ndodh unë mendoj që kjo ka qenë kultura edukata e PDK-së që përcaktimi i PDK me njerëzit të cilët ngritët ndonjë proces gjyqësor është mirë që të japin shembullin dhe mos t’i mbajnë pozitat për ta penguar drejtësinë”, thotë Grabovci.