Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një këmbimore në rrugën "Eliot Engel" në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
"Rreth orës 14:45 dy persona kanë hyrë një këmbimore. Të maskuar dhe sipas ankueses njëri nga ta dyshohet se ka pasur armë. Meqenëse ajo është ndjerë e frikësuar ua ka dhënë disa para atyre. Siç deklaroi ajo nuk dihet se sa para kanë qenë", tha Gashi.
"Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka nisur hetimet lidhur me rastin", u shpreh Gashi.
Ai shtoi se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.