Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Veternik, konkretisht në hapësirat jashtme të qendrës tregtare Albi Mall, në Prishtinë.
Cak i grabitjes kishte qenë automjeti i një kompanie të sigurimit që barte para, e për pasojë u plagos edhe punëtori i saj, i cili u dërgua në QKUK.
E lidhur me gjendjen e punëtorit të sigurimit detaje ka dhënë edhe drejtori i Emergjencës Naser Syla.
Syla tha për Klankosova.tv tha se gjendja e pacientit është shumë e rëndë.
"Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente, është duke u trajtuar te ne , jonë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritet të intervenohet në sallën e operative në Qendrën Emergjente nga ekipet e anestezionit dhe Kirurgjisë, gjendje shumë e rëndë e pacientit", tha Syla për Klankosova.tv
https://klankosova.tv/grabitje-e-armatosur-ne-veternik-plagoset-nje-person/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.