Një degë e një kompanie transfertash bankare se është grabitur këtë pasdite në Divjakë të Shqipërisë.
Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar me kallashnikov punonjësin dhe i ka kërkuar lekët, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka hyrë në degën e transferimit të parave, ka mbushur armën para punonjësit dhe më pas ka marrë lekët. Pritet që nga pamjet të identifikohet autori nga policia.
Ende nuk dihet shuma e vjedhur, ndërsa grabitësi ka shfrytëzuar një moment kur në zonë nuk ka pasur lëvizje, madje dhe postblloku i policisë që qëndron në hyrje të bulevardit sot nuk ka qenë i pranishëm.
Njoftimi i policisë:Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.