Lajmet e fundit
Karl-Heinz Rummenigge ka bërë me dije se lojtari i Bayern Munich, Mario Gotze, nuk është për shitje.

Me këtë rast presidenti i klubit i ka dërguar mesazhe Juventusit që Gotze nuk mund të kalojë në radhët e tyre këtë sezonë.
"Nuk kemi vënë asnjë lojtar në shitje".
"Të gjithë meritojnë një shans të dytë, përfshirë edhe Marion. Ai e ka mbështetjen tonë dhe nuk do të shitet", ka thënë Rummenigge.
Juventusi kishte shprehur interesim për Gotze, por si opsion të dështimit të marrëveshjes me Bayernin, kanë kthyer sytë nga Julian Draxler, transmeton Klan Kosova.