Lajmet e fundit

Mario Gotze ka folur para ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid, duke paralajmëruar kampionët e Evropës.
“Kemi luajtur me Real Madridin në të kaluarën, dhe gjithmonë kanë qenë lojëra të mira. Jemi të lumtur që t’i takojmë sërish, luajmë në shtëpi dhe do të jetë takim i mirë”.
“Ky është një stinor i ri, jemi në një moment të mirë, dhe do performojmë me gjithë forcën tonë. Kemi vetëbesim dhe po luajmë në shtëpi”, shtoi ai.
Dortmund më 2013 e kishte eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale kur e kishte mposhtur 4:1 në Signal Iduna Park, ndërsa fitorja prej 2:0 në Santiago Bernabeu nuk u kishte mjaftuar mbretërve që të kalonin atëbotë në finale.