Lajmet e fundit

Agjenti i Mario Gotze, Roland Eitel është i bindur se klienti i tij nuk dështoi në tre vitet e fundit sa kaloi në Bayern Munich.
Gjermani iu bashkua bavarezëve në vitin 2013, por që nuk arriti të përmbush pritjet në Allianz Arena për tu rikthyer në BVB për sezonin 2016-2017.
“Kemi për t’i trajtuar futbollistët ndryshe. Gotze ka luajtur në nivelet më të larta për pesë vite. Ai meriton më shumë, më shumë respekt.”
“Pse po flasin qe ai ka dështuar në Bayern? Ai është vetëm 24 vjeç dhe ka të fituara pesë tituj të Bundesligas, 118 ndeshje të zhvilluara dhe një Kupë të Botës”, ka thënë Eitel, shkruan Goal.com/Klan Kosova/