Lajmet e fundit

Gjermani, Mario Gotze ka thënë se është shumë i lumtur në Allianz Arena, pavarësisht interesimit për të nga Juventus.
Vet lojtari ka deklaruar një javë më parë duke se thënë: “Nuk e di se çfarë ndodhë në të ardhmen” duke paralajmëruar se karriera e tij me Bavarezët është drejt fundit.
Por ai ka folur ZDF pas fitores 1:0 kundër Real Madrid të mërkurën në Audi Cup.
“Ne kemi lojtar shumë të mirë, jam shumë i lumtur këtu. Jam i kënaqur me mundësinë që të luajë këtu. Pra jam shumë, shumë i lumtur”.
Kurse ai është pyetur edhe për komentet se ka kritikuar Guardiolan. Por që mohoi diçka të tillë duke thënë se nuk ka kritikuar askënd asnjëherë.
“Kurrë nuk do ta kritikoj dikë, aq më tepër në publik” ka thënë Gotze, transmeton Klan Kosova.