Lajmet e fundit

Në ndeshjen Bournemouth – Sunderland është vënë një rekord i ri në Premier League.
Ka qenë mesfushori Dan Gosling ai i cili ka vrapuar për 13.8 kilometra gjatë ndeshjes, duke mbuluar çdo pjesë të fushës dhe duke ndihmuar skuadrën e tij Bournemouth, që të fitojë me rezultatin 2:0.
Këtë rekord e kishte thyer një vit me parë Christian Eriksen i Tottenham Hotspur, në ndeshjen kundër Swansea City.
Ai përveç që ka vrapuar shumë ka kontribuuar në golin e parë duke asistuar, transmeton Klan Kosova.