Anëtari i Gorillaz, Jamie Hewlett, e ka konfirmuar që bendi do ta realizojë një tjetër incizim vitin e ardhshëm.
Ata e realizuan albumin e tyre të pestë “Humanz” në prill, incizimin e tyre të parë pas gjashtë vjetësh.
Më pas, ata publikuan një incizim bonus të quajtur “Garage Palace” në tetor.
Pas sugjerimeve që ata mund ta realizojnë një tjetër incizim, Hewlet, tani ka njoftuar se kjo do të realizohet më 2018.
“Po punojmë në një tjetër albuim të Gorillaz, dhe do ta realizojmë vitin e ardhshëm”, tha ai në një intervistë të re.
https://www.youtube.com/watch?v=hBA0PUQCvIA&list=PLDCLSNgh_SX0IKiEMvfZjYnVGqbBdQC_r
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.