Aaron Gordon e filloi mirë aventurën e tij të re, pasi shijoi fitoren në duelin e Denver Nuggets ndaj Atlanta Hawks, që përfundoi me shifrat 126-102.
25 vjeçari kontribuoi me 13-të pikë dhe 2 kërcime, ndërsa ekipi i tij u udhëhoq nga Nikola Jokiq, që realizoi 16-të pikë, 10-të kërcime dhe 8-të asistime.
Ndryshe nga Gordon, ish ekipi i tij Orlando Magic, prej nga 3 ditë më parë kaloi tek Nuggets, pësoi humbje nga kampioni aktual, Los Angeles Lakers.
“Engjëjt” triumfuan me rezultatin 96-93, të prirë nga Schroder dhe Kuzma, që shënuan 24, respektivisht 21 pikë, për të arritur fitoren e dytë rresht, njofton Klan Kosova.
Për herën e dytë radhazi, triumfin e shijoi edhe Phoenix Suns në takimin ndaj Charlotte Hornets, 97-101.
Veçse ekipit nga Arizona i’u desh që të shkonte në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim, 90-90.
Devin Booker ishte lojtari më në formë tek fituesit, duke realizuar 35 pikë dhe 6-të kërcime, për t’i prirë ekipit të tij në fitoren e 31-të kampionale.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.