Cecil Williams është përforcimi më i ri i KB Peja për sezonin e ri.
Amerikani 30-vjeçar, i gjatë 1.98 m dhe që luan në pozitën 3, vjen pas një eksperience në Meksikë me Los Mochis, ku në tri ndeshje regjistroi 10.7 pikë mesatarisht.
Williams ka një karrierë me eksperiencë ndërkombëtare, duke luajtur për PAOK BC e Apollon Patras BC në Greqi, Tofaş S.K. dhe Manisa Basket në Turqi, Zastal Zielona Góra në Poloni si dhe CS Dinamo București në Rumani.
Periudhën më të mirë e pati me Manisa në Turqi, ku realizoi 10.1 pikë për ndeshje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.