Quhet “Computer Application Data in Search Results” dhe do të punojë në të gjitha llojet e pajisjeve, si në telefonët smart, tabletët, kompjuterët dhe laptopët.
Siç raporton "SlashGear", patenta përfshin aplikacionet vendase, shërbimet e kontrollit, aplikacionet e regjistruara, përfshirë ato sociale, median dhe aplikacionet e navigimit.
Ideja është që të kërkosh për një fjalë të caktuar në Windows apo Mac, do t’u sjellë të dhëna nga shërbimi juaj “Cloud” në Google, si dhe çdo gjë që ju keni regjistruar në kujtesën e kompjuterit tuaj, sigurisht duke i dhënë leje kompanisë Google të përdorë të dhënat tuaja.
Tashmë që Google është pjesë e Alphabet, inxhinierët e saj janë të lirë të fokusohen edhe në teknologjinë që e vendosi kompaninë e famshme në vend të parë./TCh
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.