Google ka lansuar aplikacionin e saj më të ri të cilin e ka quajtur Duo, transmeton Klan Kosova.
Kjo është përgjigja e google ndaj aplikacioneve të tjerë për thirrje me video si FaceTime e Apple, Skype nga Microsoft dhe Messenger e Facebook.
Nuk është shumë ndryshe nga aplikacionet e tjera për video-thirrje, mirëpo ka një detaj të ri që ua mundëson përdoruesve të shohin një pamje të shpejtë se kush po e bën thirrjen, në mënyrë që ata të vendosin në qoftë se do të lajmërohen apo jo.
Google këtë detaj e ka quajtur “knock, knock”.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.