Për t’u siguruar se nuk do të ngjallë ndonjë pakënaqësi dhe për të shmangur çdo padi të mundshme që mund ta gjobisë miliona dollarë, Google prezantoi kohë më parë teknologjinë e saj të mbulimit të fytyrave të njerëzve që kapen rastësisht nga kamerat e Street View.
E duket se kjo teknologji është shumë serioze në ruajtjen e privatësisë, aq sa gjatë filmimeve në një zonë rurale në Kembrixh, janë fshehur edhe fytyrat e lopëve, shkruan Top Channel.
Imazhi është përhapur me shpejtësi në Tëitter. Fillimisht lopa shihet e pambuluar nga programi i Google duke i prerë rrugën makinës së Street View për të kullotur në anë, por sapo afrohet në distancën që ky program vepron automatikisht, fytyra e saj mbulohet.
Vetë Google ka pranuar se teknologjia në fjalë e tepron ndonjëherë në ruajtjen e privatësisë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.