Google do të mbyllë shërbimin e saj Google+ shumë më herët se sa që kishte planifikuar.
Kjo pasi kanë gjetur edhe nje dëmtim të dytë ne softuerin e saj, gjë që bëri publike të dhënat private të miliona përdoruesve.
Nga kompania është bërë e ditur se një “bug” në softuerin e saj mundësoi që zhvilluesit e aplikacioneve të kenë qasje në infomacionet në profilet e përdoruesve që nuk ishin publike.
Sipas Google rreth 52.5 milionë përdorues janë prekur.
Edhe më parë kjo kompani kishte zbuluar një "bug", me ç'rast edhe pati paralajmëruar ndërprerjen e shërbimit Google+.
http://klankosova.tv/google-mbyll-sherbimin-google/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.