Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ia ka dorëzuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama progres raportin e KE për Shqipërinë.
Gonzato përgëzoi autoritetet shqiptare për ato që i cilësoi rezultate të shkëlqyera në mbylljen e grup kapitujve, ndërsa nënvijëzoi se procesi i negociatave ka hyrë në një fazë vendimtare.
Ai u shpreh se KE është gati ta mbështesë Shqipërinë në përmbushjen e objektivit të anëtarësim deri në 2027, raporton Euronews.al.
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u përafruar me legjislacioni e BE”.
“Shqipëria ka përmbushur 21 masa reformuese nga 2024 që bëri që KE të disbursojë 93 mln euro për Shqipërinë. KE është gati të mbështesë Shqipërinë për të përmbushur objektivin e saj për anëtarësim deri në 2027. Shqipëria duhet të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e reformave, hapat konkretë që janë përcaktuar për vendet aspirante, janë aq të rëndësishme sa pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet asnjë kapitull”, tha Gonzato.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.