Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Espanyol ka treguar çka i ka thënë asit të Barcelonës në përballjen e dy të Copa del Rey të mërkurën.

Alvaro Gonzales ka treguar se Lionel Messi ka menduar se do të lëndohet nga ai në ndeshjen e Copa del Rey të mërkurën.
Barcelona mposhti rivalin katalan 2-0 në ndeshjen e dytë të 1/16 në Copa del Rey, përballje në të cilën u shpërndanë shtatë kartonë të verdhë.
“Leo më kritikoi për disa gjëra dhe unë për të tjera”, tha Gonzales pas ndeshjes.
“E pyeta nëse mendonte që do ta lëndoja dhe ai më tha po”.
“Ai më tha po ashtu se mendonte që isha i keq, ndërsa unë u talla me gjatësinë e tij. Por të dy i pranuam tallket, qeshëm dhe vazhduam”.