Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet dhe besohet se do të shkruhet historia.
Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me atë të Turqisë, dhe nëse shënon fitore, do të kualifikohet në Kupën e Botës, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ditë historike ishte temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”, ku gazetarët u shfaqën të gjithë me simbole shtetërore e fanella të ‘Dardanëve’.
Madje, prezantuesja e emisionit, Gonxhe Gërxhaliu bëri një parashikim mbresëlënës, megjithatë, ky parashikim i kishte dalë në ëndërr.
“Unë e kam pa një ëndërr që Kosova do të fitojë 1:0”, tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=QgBZvf5rukA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.