Lajmet e fundit

Mesfushori francez Maxime Gonalons është transferuar në Spanjë pas largimit të Steven N`Zonzi-t nga klubi drejt ekipit të Serie A.
29 vjeçari i është bashkuar ekipit të La Liga-s, Sevilla si formë huazimi deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, pas aterimit të tij në Spanjë ku i ka kryer testet mjekësore, përcjell Klan Kosova.
"Klubi mund të konfirmojë se mesfushori Maxime Gonalons është bashkuar me Sevillën në një marrëveshje huazimi gjatë gjithë sezonit", shkruan në konfirmimin e Romës.